Buletini ekonomik, Vëllimi 3, Nr.1 - Ekonomia botërore në dekadën e fundit

Authori: Selami Xhepa
Data e prodhimit: 15.04.2000
Data e shtypjes: 15.04.2000
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Buletini Ekonomik
Krizat financiare që mbërthyen shumicën e vendeve të botës1 në prag të mijëvjeçarit të ri shtruan para autoriteteve financiare ndërkombëtare nevojën e reformimit të sistemit financiar ndërkombëtar me synim ruajtjen e stabilitetit ekonomik botëror. Vitet ’90 do të shihen nga historianët e mendimit ekonomik si periudha të përmbysjeve të mëdha në teoritë e krizave monetare. Me një shpejtësi të paparë, lindën gjeneratat e modeleve të reja të shpjegimit të krizave.