Buletini ekonomik, Vëllimi 4, Nr.1 - Zbatimi i parimeve bazë të Komitetit të Bazelit për një mbikqyrje efektive

Authori: Miranda Ramaj
Data e prodhimit: 15.04.2001
Data e shtypjes: 15.04.2001
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Buletini Ekonomik
Komiteti i Bazelit është krijuar si një komitet për rregullimin bankar dhe praktikat mbikëqyrëse, nga guvernatorët e bankave qendrore të vendeve të grupit të dhjetë (G10), në fund të vitit 1974. Ky komitet nuk ka autoritet mbikëqyrës dhe konkluzionet e tij nuk kanë fuqi ligjore. Komiteti formulon standarde të gjera mbikëqyrëse, përgatit udhëzime dhe rekomandime për praktikat më të mira, që autoritete të veçanta mund të zbatojnë në sistemin e tyre kombëtar.