Buletini ekonomik, Vëllimi 4, Nr.2 - Monedha EURO është te pragu

Authori: Sektori i Bilancit të Pagesave dhe Vrojtimeve
Data e prodhimit: 15.07.2001
Data e shtypjes: 15.07.2001
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Buletini Ekonomik
Siç është bërë e ditur që nga 1 janari 1999, Sistemi Monetar Europian hyri në fazën përfundimtare të tij: u krijua një monedhë unike (EURO) dhe një bankë qendrore e përbashkët (Banka Qendrore Europiane). Plani i kalimit drejt kësaj faze parashikonte një periudhë tranzitore trevjeçare gjatë së cilës, jo vetëm do të thellohej më tej konvergjenca ekonomike dhe monetare brenda vendeve anëtare, por dhe do të bëheshin përgatitjet teknike për zëvendësimin fizik të monedhave të vendeve anëtare me monedhën e re.