Buletini ekonomik, Vëllimi 4, Nr.3 - Shqipëria dhe euro

Authori: Gramoz Kolasi
Data e prodhimit: 15.10.2001
Data e shtypjes: 15.10.2001
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Buletini Ekonomik
Afrimi i fundvitit 2001, përkon me një ngjarje tejet të veçantë për botën e financave dhe të biznesit: me “daljen në dritë” të Euros si një para fizike. Në të vërtetë pë rmasat e këtij evenimenti janë realisht të mëdha, kur sjell ndërmend se formacionet ekonomike dhe shoqërore, që janë të lidhura dhe të interesuara për të, janë po aq të mëdha si për nga numri ashtu dhe për nga shtrirja gjeografike.