Buletini ekonomik, Vëllimi 5, Nr. 1 - Punonjësit e Bankave Qëndrore

Authori: Departamenti i Statistikave
Data e prodhimit: 15.04.2002
Data e shtypjes: 15.04.2002
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Buletini Ekonomik
Të gjitha diskutimet e sotme për rolin dhe funksionet e bankave qendrore, për politikën monetare, për mbikëqyrjen bankare, për modelet dhe parashikimet, pavarësinë dhe përgjegjshmërinë etj., marrin jetë nga aktiviteti i përditshëm i personelit të bankave qendrore. Për këtë arsye mbetet i pranishëm diskutimi se sa personel duhet të ketë një bankë qendrore për të përmbushur me sukses dhe eficiencë detyrat e saj.