Buletini ekonomik, Vëllimi 5, Nr. 3 - Argumente mbi nivelin e kapitalit minimal të paguar

Authori: Departamenti i Statistikave
Data e prodhimit: 15.10.2002
Data e shtypjes: 15.10.2002
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Buletini Ekonomik
Banka si cdo shoqëri tjetër tregtare për të ushtruar veprimtarinë e saj ka nevojë për kapital. Por, në dallim prej tyre, bankës tregtare i duhet të mbajë në çdo moment të caktuar kohe një shumë kapitali, i cili të jetë në gjendje të amortizojë humbjet e paparashikueshme. Ky detyrim buron nga natyra e veçantë e veprimtarisë bankare.