Buletini i Bilancit të Pagesave, Mars 2002

Authori: Sektori i Bilancit të Pagesave dhe Vrojtimeve
Data e prodhimit: 16.06.2002
Data e shtypjes: 16.06.2002
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Buletini i Bilancit të Pagesave
Buletini i Bilancit të Pagesave - Mars '02 analizon hollësisht zhvillimet në statistikat e bilancit të pagesave të Shqipërisë për tremujorin e parë të vitit 2002. Në këtë botim, bëhet një analizë e bilancit të pagesave sipas zërave të veçantë të llogarisë korente dhe llogarisë kapitale dhe financiare. Botimi përmban analiza të detajuara të zhvillimeve në tregtinë e jashtme sipas grupmallrave dhe shteteve, analiza të ecurisë së shërbimeve, të ardhurave, transfertave korente dhe transaksioneve në llogarinë kapitale dhe financiare. Buletini gjithashtu përmban një aneks metodologjik, i cili shpjegon termat e përdorur në tekst si edhe identifikon burimet e shfrytëzuara për mbledhjen e informacionit.