Deklarata e politikës monetare për gjashtëmujorin II '01

Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 15.01.2002
Data e shtypjes: 15.01.2002
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raporti gjashtemujor i Politikes Monetare
Objektivi kryesor i Bankës së Shqipërisë, i përcaktuar në programin e saj për vitin 2001, ishte arritja e normës vjetore të inflacionit brenda intervalit 2-4 për qind. Ky objektiv u arrit të realizohej. Norma vjetore e inflacionit për fundin e vitit 2001 arriti në 3.5 për qind. Megjithatë, në zhvillimet gjatë vitit 2001, sidomos në gjashtëmujorin e dytë të tij, u vërejtën fenomene kontradiktore, të cilat rritën shkallën e vështirësisë për arritjen e objektivave. Gjatë kësaj periudhe kemi ndikimin e ngjarjeve të tilla si: kriza energjitike, e cila erdhi duke u përkeqësuar dhe u shoqërua, ndër të tjera, edhe me pezullim të disa aktiviteteve të subjekteve private.