Deklarata e politikës monetare për gjashtëmujorin I '02

Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 15.07.2002
Data e shtypjes: 15.07.2002
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raporti gjashtemujor i Politikes Monetare
Në fund të marsit 2002, në rradhët e popullatës u përhap paniku për sigurinë e bankave dhe filloi një tërheqje e konsiderueshme e depozitave nga dy bankat më të mëdha të sistemit bankar shqiptar. Kjo ngjarje e paparashikuar dhe që nuk u shkaktua nga problemet që lidhen me ecurinë financiare të bankave kushtëzoi politikën monetare dhe atë fiskale në tremujorin e dytë të vitit. Situata e rënduar e detyroi Bankën e Shqipërisë të modifikojë politikën e saj monetare. Prioritet mori sigurimi i qëndrueshmërisë së sistemit bankar duke anashkaluar përkohësisht objektivin e inflacionit.