Deklarata e politikës monetare për gjashtëmujorin I '99

Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 14.07.1999
Data e shtypjes: 14.07.1999
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raporti gjashtemujor i Politikes Monetare
Në fund të gjashtëmujorit të parë, inflacioni është ulur dukshëm. Objektivi kryesor i Bankës së Shqipërisë për vitin 1999, tashmë duket i realizueshëm. Megjithë situatën e krijuar nga ashpërsimi i krizës Kosovare, pas fillimit të sulmeve të NATO-s mbi Jugosllavi, shoqëruar me një numër të madh të shpërngulurish me dhunë nga Kosova për në Shqipëri, gjatë gjashtëmujorit të parë u arrit: ulja e inflacionit në nivel vjetor nën zero (qershor ‘99 / qershor ‘98), që ishte një nga faktorët kryesorë që ndikuan në uljen e nivelit minimal të normave të interesit për depozitat me afat deri në 13 për qind.