Një mënyrë alternative e vlerësimit të pozicionit fiskal në rastin e Shqipërisë: Balanca buxhetore e korrektuar për ciklet e biznesit

Authori: Anjeza Gazidede
Data e prodhimit: 26.06.2013
Data e shtypjes: 26.06.2013
Kategoria e materialit: Publikime jo periodike / Materiale Studimore
Ky material synon të shërbejë si një pikënisje drejt ndjekjes së një mënyre alternative për analizimin dhe monitorimin e pozicionit fiskal në vend. Përqasja e ndjekur për vlerësimin e pozicionit fiskal në Shqipëri përgjithësisht i referohet treguesve buxhetorë të shprehur në vlerë nominale, të cilët mbartin në vetvete dhe efekte të shkaktuara nga faktorë me natyrë të përkohshme në ekonomi, e që mund të dalin përtej fushës së ndikimit të politikës fiskale. Për të vlerësuar pozicionin fiskal në rastin e Shqipërisë është propozuar një mënyrë alternative, e cila mundëson llogaritjen e balancës buxhetore të korrektuar për ciklet e biznesit, duke evidentuar vetëm efektet e politikës fiskale diskrecionare mbi balancën buxhetore, nëpërmjet zbutjes apo eliminimit të efektit të shkaktuar nga faktorët ciklikë mbi treguesit buxhetorë.