Një vlerësim i ciklit financiar për Shqipërinë

Një vlerësim i ciklit financiar për Shqipërinë
Authori: Vasilika Kota, Arisa Goxhaj (Saqe)
Data e prodhimit: 21.03.2019
Data e shtypjes: 21.03.2019
Kategoria e materialit: Publikime jo periodike / Materiale Studimore
Vlerësimi i ciklit financiar dhe fazave të ndryshme të tij është i rëndësishëm për ndërtimin e politikave dhe instrumenteve të përshtatshme makroprudenciale, të cilët synojnë zbutjen e rrezikut sistemik. Ky material ka si qëllim kryesor të vlerësojë ciklin financiar në Shqipëri, duke krijuar një tregues sintetik si matës të mundshëm të tij. Ky tregues përfshin elemente nga segmente të ndryshme të sistemit financiar apo të ndërlidhura me të.