Raporti Mujor - Janar '03

Publikuar nga: Monetary Policy Departament
Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 16.02.2003
Data e shtypjes: 16.02.2003
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raport i Politikës Monetare
Normalizimi i treguesve monetarë ka ndikuar në përcaktimin e tendencës rënëse të inflacionit vjetor gjatë muajve të fundit të vitit 2002. Duke filluar nga muaji gusht, M1 real është poshtë nivelit ekuilibër. Raporti i parasë jashtë bankave ndaj ofertës monetare ështe ulur nën nivelin ekulibër në muajin tetor dhe ka vijuar të jetë i tillë edhe në muajin nëntor. Megjithatë, niveli mesatar historik i këtij raporti është ndikuar në kahun rritës nga zhvillimet monetare të këtij viti dhe raporti i parasë jashtë bankave ndaj M3 është ende mbi nivelet e vitit të shkuar. Vlera e raportit në fund të muajit nëntor, 30.7 për qind, është më e ulët se parashikimi për fundin e vitit, 31 për qind.