Raporti Mujor - Korrik '02

Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 14.08.2002
Data e shtypjes: 13.08.2002
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raport i Politikës Monetare
Muaji qershor, në përgjithësi, ka rezultuar me një ecuri normale të treguesve monetarë. Oferta e parasë pësoi një rritje të ngadaltë këtë muaj kryesisht si rezultat i rritjes së depozitave në lekë. Rritja e saj është reflektuar në rritjen e kreditimit të ekonomisë, ndonëse kredia e akorduar këtë muaj ka qenë më e ulët se ajo e dhënë gjatë muajit maj. Kredia për qeverinë ka vazhduar të mbetet mbi objektivin e parashikuar dhe në mungesë të likuiditetit të sistemit bankar, deficiti buxhetor vazhdon të financohet nga Banka e Shqipërisë. Këtë muaj, vihet re një riaktivizim i bankave të nivelit të dytë në financimin e deficitit. Objektivat e tjerë sasiorë: rezervat valutore dhe mjetet e brendshme neto të Bankës së Shqipërisë, janë respektuar.