Raporti Tremujor i Politikës Monetare, 2016/IV

Authori: Sektori i Bilancit të Pagesave dhe Vrojtimeve
Data e prodhimit: 16.11.2016
Data e shtypjes: 16.11.2016
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raport i Politikës Monetare
Ekonomia shqiptare ka vazhduar të shfaqë shenja përmirësimi gjatë dy tremujorëve të fundit. Aktiviteti ekonomik ka shënuar rritje progresive, inflacioni po lëviz gradualisht drejt objektivit, ndërsa tregjet financiare mbeten të qeta dhe kostot e financimit në to janë pranë minimumeve historike. Këto tendenca reflektojnë efektet e politikës monetare stimuluese të ndjekur nga Banka e Shqipërisë, përmirësimin e besimit në ekonomi dhe qetësimin e goditjeve nga ambienti i huaj. Informacioni i ri i marrë në analizë në këtë raport ka qenë përgjithësisht në përputhje me pritjet tona. Gjithashtu, përditësimi i parashikimeve afatmesme nuk ka ndryshuar trajektoret e pritura të rritjes ekonomike dhe të inflacionit. Në këto rrethana, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës ë Shqipërisë vlerëson se qëndrimi aktual i politikës monetare është i përshtatshëm për përmbushjen e objektivit për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve.