Raporti Vjetor 2005

Data e prodhimit: 25.05.2006
Data e shtypjes: 25.05.2006
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raporti Vjetor
Duke bërë një sintezë të të gjitha zhvillimeve të verifikuara në ekonomi, vlerësohet se gjatë vitit 2005 aktiviteti ekonomik i vendit u zgjerua më tej, në kushtet e një inflacioni nën kontroll dhe të një zvogëlimi të mëtejshëm të deficitit buxhetor. Zhvillime intensive janë regjistruar dhe në financimin e ekonomisë me kredi bankare, e cila pothuajse u dyfishua në krahasim me vitin 2004.