Raporti Vjetor 2015

Authori: Banka e Shqipërisë
Data e prodhimit: 01.06.2016
Data e shtypjes: 01.06.2016
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raporti Vjetor
Viti 2015 ka qenë një vit i ngarkuar me sfida, si për ekonominë shqiptare ashtu edhe për Bankën e Shqipërisë. Kthimi i inflacionit në objektiv, nxitja e rritjes ekonomike dhe përmirësimi i treguesve të shëndetit të sistemit bankar, kanë kërkuar vëmendje të veçantë. Këto sfida janë bërë edhe më të vështira nga ambienti i jashtëm i pafavorshëm, nga problemet strukturore të ekonomisë shqiptare, si dhe nga goditjet e ndryshme me të cilat është përballur ajo gjatë vitit. Megjithatë, viti që lamë pas rezultoi një vit pozitiv për zhvillimin ekonomik të vendit. Rritja ekonomike u përshpejtua, treguesit kryesorë të shëndetit ekonomik dhe financiar erdhën në përmirësim dhe bazat e zhvillimit të vendit janë forcuar. Këto zhvillime krijojnë premisa pozitive për përmbushjen e objektivit tonë të inflacionit në të ardhmen, si dhe për forcimin e mëtejshëm të stabilitetit financiar.