Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes 2000

Authori: Departamenti i Mbikëqyrjes
Data e prodhimit: 04.01.2001
Data e shtypjes: 04.01.2001
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes
Bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve mbikëqyrëse të vendeve të ndryshme, sidomos të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, ka qenë një faktor i rëndësishëm në zhvillimin e mbikëqyrjes bankare, në hartimin e rregulloreve dhe të manualeve në përputhje me standardet ndërkombëtare. Mbikëqyrja bankare ka luajtur një rol të rëndësishëm në evidentimin e problemeve të gjendjes aktuale financiare të bankave të veçanta dhe në rregullimin e situatës financiare.