Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes 2003

Authori: Departamenti i Mbikëqyrjes
Data e prodhimit: 20.08.2004
Data e shtypjes: 25.07.2004
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes
Viti 2003 shënoi zhvillime sasiore dhe cilësore për industrinë bankare në vend. Nëpërmjet rritjes së pranisë në rajone të ndryshme të vendit, ofrimit të një spektri më të gjerë produktesh bankare dhe një rentabiliteti të kënaqshëm, sistemi bankar është aktualisht më pranë publikut. Këto zhvillime pozitive, para së gjithash janë fryt i një angazhimi serioz të sistemit bankar shqiptar për të luajtur një rol më të fuqishëm në drejtim të mbështetjes së zhvillimit të ekonomisë shqiptare në tërësi.