Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes 2006

Authori: Banka e Shqipërisë
Data e prodhimit: 19.09.2007
Data e shtypjes: 19.09.2007
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes
Gjatë vitit 2006, Banka e Shqipërisë ka vazhduar politikën e mbikëqyrjes së subjekteve të licencuara prej saj sipas karakteristikave të rrezikut. Banka e Shqipërisë ka arritur të sigurojë stabilitetin e sistemit bankar, duke përmbushur kështu një prej përgjegjësive të saja ligjore, nëpërmjet mbikëqyrjes së vazhdueshme nga jashtë dhe inspektimeve në vend, duke evidentuar problemet dhe marrë masat e duhura për përmirësimin e tyre.