Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes Bankare 2004-6M I-2005

Authori: Banka e Shqipërisë
Data e prodhimit: 16.02.2006
Data e shtypjes: 16.02.2006
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes
Gjatë vitit 2004, sistemi bankar ka njohur zhvillime të rëndësishme, të cilat janë ndikuar nga zhvillimi i ekonomisë së vendit në përgjithësi dhe nga forcimi i kushteve të konkurrencës në treg. Si rezultat i ndikimit të këtyre faktorëve, gjatë vitit të kaluar u konstatua zgjerim i shpejtë i rrjetit të bankave në të gjithë territorin e vendit, prezantim i produkteve të reja në marrëdhëniet me klientët, përshpejtim i rritjes së kreditimit për ekonominë dhe sektorin privat etj.