Raporti Tremujor i Politikës Monetare, 2018/I

Raporti Tremujor i Politikës Monetare, 2018/I
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raport i Politikës Monetare
Informacioni i ri i marrë në analizë ka rezultuar përgjithësisht në linjë me pritjet tona. Po ashtu, parashikimet mbi zhvillimet ekonomike dhe monetare në të ardhmen kanë mbetur përgjithësisht të pandryshuara. Inflacioni shënoi një rritje të lehtë në tremujorin e katërt të vitit 2017, duke ilustruar natyrën afatshkurtër të goditjeve të ofertës të cilat sollën rënien e tij gjatë tremujorit paraardhës. Rritja e inflacionit total erdhi kryesisht si pasojë e rritjes së inflacionit të kategorive të lidhura me strehimin. Megjithëse në rritje, inflacioni në vend vijon të mbetet i ulët dhe nën objektivin 3% të Bankës së Shqipërisë. Në aspektin makroekonomik, kjo ecuri pasqyron stadin e zhvillimit ciklik të ekonomisë sonë dhe nivelet e ulëta të inflacionit të importuar.
Përmbajtja
Për të vizituar faqen e vjetër të internetit, klikoni këtu