Raporti i Politikës Monetare për tremujorin e katërt të vitit 2010

Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 10.02.2011
Data e shtypjes: 10.02.2011
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raport i Politikës Monetare
Ekonomia shqiptare ka patur një ecuri pozitive gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2010. Aktiviteti ekonomik ka vijuar të shënojë rritje, ndërkohë që balancat kryesore makroekonomike janë përmirësuar dhe primet e rrezikut e normat e interesit në tregjet financiare kanë rënë. Rritja ekonomike gjatë vitit 2010 është mbështetur kryesisht nga kërkesa e huaj për mallrat e shërbimet shqiptare, ndërkohë që megjithë zhvillimet pozitive, ecuria e konsumit dhe e investimeve në vend mbetet e dobët