Raporti i Stabilitetit Financiar 2008

Authori: Departamenti i Statistikave
Data e prodhimit: 13.07.2009
Data e shtypjes: 13.07.2009
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raporti i Stabilitetit Financiar
Ky është numri i dytë i Raportit të Stabilitetit Financiar, një publikim i Bankës së Shqipërisë, i cili do të vijojë të përgatitet çdo vit. Qëllimi i raportit është identifikimi dhe vlerësimi i rreziqeve me të cilat ndeshet sistemi financiar dhe infrastruktura e tij, për t’i dhënë autoriteteve publike mundësinë që të identifikojnë masat përkatëse për korrigjimet e nevojshme. Për hartimin e raportit, janë shfrytëzuar të dhëna që disponohen në Bankën e Shqipërisë, është shkëmbyer informacion me autoritete të tjera që mbikëqyrin veprimtarinë e tregut financiar, si edhe janë shfrytëzuar informacione dhe analiza të institucioneve financiare ndërkombëtare, publike dhe private.