Raporti i Stabilitetit Financiar 2009

Authori: Departamenti i Statistikave
Data e prodhimit: 03.05.2010
Data e shtypjes: 03.05.2010
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raporti i Stabilitetit Financiar
Ky është numri i tretë i Raportit të Stabilitetit Financiar, një publikim i Bankës së Shqipërisë, i cili duke filluar prej vitit 2010, do të përgatitet dhe do të publikohet dy herë në vit. Ky ndryshim motivohet nga nevoja për të integruar në një dokument të vetëm edhe Deklaratën e Stabilitetit Financiar, publikimi i së cilës çdo gjashtë muaj është një kërkesë ligjore. Në këtë mënyrë, realizohet një konsolidim dhe fokusim më i mirë i informacionit, përsa i takon numrit të publikimeve, çështjeve që trajtohen dhe përshtatshmërisë kohore. Deklarata e Stabilitetit Financiar është vendosur në hyrje të raportit dhe përgjithësisht shërben edhe si një përmbledhje e tij. Qëllimi i raportit është identifikimi dhe vlerësimi i rreziqeve me të cilat ndeshet sistemi financiar dhe infrastruktura e tij, për t’i dhënë autoriteteve publike mundësinë që të identifikojnë masat përkatëse për korrigjimet e nevojshme. Për hartimin e raportit janë shfrytëzuar të dhëna që disponohen në Bankën e Shqipërisë, është shkëmbyer informacion me autoritete të tjera që mbikëqyrin veprimtarinë e tregut financiar, si edhe janë shfrytëzuar informacione dhe analiza të institucioneve të vendit dhe të atyre financiare ndërkombëtare, publike dhe private.