Raporti i Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2019

Raporti i Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2019
Authori: Departamenti i Stabilitetit Financiar
Data e prodhimit: 14.04.2020
Data e shtypjes: 14.04.2020
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raporti i Stabilitetit Financiar

Banka e Shqipërisë vlerëson se në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2019 (më tej, ‘periudha’), sektori bankar tregoi zhvillime pozitive në veprimtarinë e tij, mbështetur në ecurinë e treguesve të performancës financiare dhe të ekspozimit ndaj rreziqeve. Me përmirësimin e veprimtarisë së ndërmjetësimit financiar, sektori bankar kontribuoi në rritjen ekonomike të vendit. Treguesit e kapitalizimit dhe ushtrimet e provës së rezistencës, dëshmojnë qëndrueshmërinë e veprimtarisë së sektorit bankar. Kjo qëndrueshmëri do të ruhet pavarësisht sfidës serioze dhe të paprecedentë me të cilën po përballet gjendja e shëndetit publik dhe zhvillimi i ekonomisë si rezultat i pandemisë së Koronavirusit SARS-COV-2 (Covid-19).