Raporti i Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e parë të vitit 2018

Raporti i Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e parë të vitit 2018
Authori: Banka e Shqipërisë
Data e prodhimit: 28.09.2018
Data e shtypjes: 28.09.2018
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raporti i Stabilitetit Financiar
Banka e Shqipërisë vlerëson se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018, veprimtaria e sektorit bankar u paraqit e qëndrueshme, me tregues të mirë të performancës dhe të rezistencës financiare. Rënia e vlerës së aktiveve në valutë të sektorit bankar për shkak të mbiçmimit të ndjeshëm të kursit të këmbimit të lekut, ndikoi në tkurrjen e lehtë të vlerës së totalit të aktiveve të sektorit për periudhën. Zhvillimet ekonomike dhe ecuria e tregjeve financiare mbështetën në tërësi veprimtarinë e sistemit financiar. Gjatë periudhës, ekspozimi i sektorit bankar ndaj rreziqeve të veprimtarisë nuk pati ndryshime të ndjeshme. Aftësia e sektorit bankar për të përballuar këto rreziqe, në kushtet e niveleve të larta të likuiditetit, kapitalizimit dhe përfitueshmërisë, vlerësohet e fortë.