Raporti i Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e parë të vitit 2019

Raporti i Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e parë të vitit 2019
Data e prodhimit: 09.10.2019
Data e shtypjes: 09.10.2019
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raporti i Stabilitetit Financiar

Banka e Shqipërisë vlerëson se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2019, pas ndryshimeve të rëndësishme strukturore, sektori bankar vijoi të operojë në mënyrë të qëndrueshme. Treguesit e zhvillimit të veprimtarisë, të ekspozimit ndaj rreziqeve dhe të rezistencës financiare, mbeten në nivele të mira. Si rezultat, aftësia e sektorit bankar për të përballuar rreziqet vlerësohet e fortë. Zhvillimet ekonomike dhe ecuria e tregjeve financiare mbështetën në tërësi veprimtarinë e sistemit financiar.