Raporti mujor - Korrik '06

Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 11.09.2006
Data e shtypjes: 11.09.2006
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raport i Politikës Monetare
Norma vjetore e inflacionit në muajin korrik 2006 shënoi +3.2 për qind, norma më e lartë rritëse për këtë vit. Inflacioni vjetor ka shënuar vlera që i përkasin zonës së sipërme të intervalit kufi 2-4 për qind, duke filluar nga muaji prill 2006. Norma mesatare e inflacionit vjetor për periudhën katërmujore prill-korrik ka qenë 2.7 për qind. Inflacioni mujor në korrik shënoi vlerën -0.4 për qind.