Vlerësimi Tremujori III '00

Authori: Departamenti i Statistikave
Data e prodhimit: 15.10.2000
Data e shtypjes: 15.10.2000
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Vleresimi tremujor i gjëndjes ekonomike
Zhvillimet e këtij tremujori dhe më pas treguan që edhe për vitin 2000 do të respektohet programi i përcaktuar në fillim të vitit gjë që matet me arritjen e objektivave kryesorë makroekonomikë të vendosur. Rritja e PBB-së parashikohet të jetë 7.75 për qind nga 7 për qind e parashikuar në fillim të vitit. Kjo i dedikohet, përveç të tjerash, një ecurie më të mirë në prodhimin bujqësor. Inflacioni pritet të rezultojë rreth 2 për qind në fund të vitit. Treguesit fiskalë e monetarë janë brenda objektivave sasiorë të përcaktuar. Niveli i realizimit të të ardhurave dhe shpenzimeve dhe për pasojë edhe i deficitit buxhetor, ishte i kënaqshëm. Kjo dëshmon për një punë më të mirë të institucioneve duke ndikuar në uljen e shkallës së evazionit, kontrabandës e korrupsionit. Në këtë tremujor vihet re një rritje e lehtë e numrit të të punësuarve gjithsej, prej njëmijë vetë, krahasuar me një tremujor më parë. Kjo shifër paraqitet si një rezultante e reduktimit të të punësuarve në sektorin shtetëror me rritjen e numrit të të punësuarve në sektorin privat jobujqësor. Kjo tregon që sektori privat po mundëson thithjen e punonjësve të sektorit shtetëror si dhe po gjeneron vende të reja pune. Ndërsa, papunësia pësoi një ulje prej 9 mijë vetësh duke shërbyer si faktori kryesor në reduktimin e normës së papunësisë në 17.3 për qind.