Vlerësimi Tremujori III '01

Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 14.10.2001
Data e shtypjes: 14.10.2001
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Vleresimi tremujor i gjëndjes ekonomike
Vlerësohet se tremujori i tretë i vitit vazhdoi të karakterizohet nga një situatë e rënduar energjitike, efektet e së cilës, mund të shkaktojnë zhvillime në kahje të kundërt me rritjen, duke vënë në vështirësi, sidomos në terma afatgjatë, qëndrueshmërinë dhe sigurinë e një rritjeje të vazhdueshme dhe pa kthime prapa. Në përgjithësi, pritet që rritja e prodhimit bujqësor të jetë rreth një pikë përqindjeje më pak se sa parashikimi në fillim të vitit. Kjo ka ardhur kryesisht si pasojë e reduktimit në rritjen e prodhimit në bujqësi ndërkohë që, prodhimi i agroindustrisë ka ruajtur nivele të kënaqshme rritjeje.