Vlerësimi Tremujori II '99

Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 07.07.1999
Data e shtypjes: 15.07.1999
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Vleresimi tremujor i gjëndjes ekonomike
Fillimi dhe mbarimi i tremujorit të dytë të vitit 1999 përkoi me fillimin dhe mbarimin e konfliktit të armatosur në Kosovë. Në këtë periudhë vëmendja u përqendrua në çështjet politike e ushtarake, në administrimin e një shpërnglujeje masive me dhunë të një populli të tërë drejt vendeve fqinje, kryesisht drejt Republikës së Shqipërisë, dhe kthimin në vatrat e tyre. Në tërësi kjo periudhë u karakterizua nga dy elemente kryesore: paqartësia në zhvillimin e ngjarjeve dhe parashikimin e tyre si dhe angazhimi total i komunitetit ndërkombëtar për të zgjidhur jo vetëm konfliktin në Kosovë dhe ndihmuar popullin e saj, por edhe për të mbështetur vendet përreth në kapërcimin e kësaj krize.