Vlerësimi Tremujori I '99

Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 15.04.1999
Data e shtypjes: 15.04.1999
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Vleresimi tremujor i gjëndjes ekonomike
Në përgjithësi, tremujori i parë i vitit 1999 shfaq një tendencë pozitive, me arritje objektivash, sidomos në fushën e politikës monetare, me një rigjallërim të aktivitetit ekonomik privat, me rritje të konsiderueshme të eksporteve (73 për qind në krahasim me një vit më parë), me monedhë stabël. Por, më i spikatur mbetet reduktimi i vazhdueshëm i inflacionit. Në fund të marsit 1999 norma vjetore e inflacionit arriti në 3.2 për qind nga 8.7 për qind në fund të dhjetorit 1998, për t’u reduktuar më tej gjatë muajve prill e maj. Në fund të muajit maj janë arritur vlera negative të tij (-0.06 për qind) gjë që tregon se plotësimi i objektivit të inflacionit pothuaj është arritur.