Vlerësimi i performancës parashikuese të modeleve afatshkurtra të PBB-së

Vlerësimi i performancës parashikuese të modeleve afatshkurtra të PBB-së
Authori: Evelina Çeliku, Ermelinda Kristo
Data e prodhimit: 19.12.2022
Data e shtypjes: 19.12.2022
Kategoria e materialit: Publikime jo periodike / Materiale Studimore
Ky studim përpiqet të vlerësojë performancën parashikuese të setit të modeleve afatshkurtra në përdorim për parashikimin e PBB-së në Bankën e Shqipërisë (BSH), për periudhën 2015-2018. Parashikimet afatshkurtra (PASH) janë bërë pjesë integrale e projeksioneve makroekonomike afatmesme në Bankën e Shqipërisë, duke mbështetur vendimmarrjen e politikës monetare.