Vlersimi Tremujori II '02

Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 14.07.2002
Data e shtypjes: 14.07.2002
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Vleresimi tremujor i gjëndjes ekonomike
Në tremujorin e dytë të vitit 2002, ekonomia shqiptare shënoi, në përgjithësi, shenja ngritjeje. Karakteristikë e ekonomisë shqiptare është riaktivizimi i saj pas qetësimit në tremujorin e parë. Rigjallërimi përbën, kështu, një zhvillim normal. Kryesisht ai u vërejt në sektorin privat të ekonomisë, sidomos në degët e bujqësisë, e industrisë dhe deri-diku e ndërtimit, të cilat u rritën krahasuar me tremujorin e parë. Dega e ndërtimit shënoi një rritje prej afro 33 për qind të indeksit të shitjeve. Rritja e prodhimit bujqësor dhe hyrja e parakohshme e tij në tregun e brendshëm vlerësohet se ka ndikuar në rritjen prej 20 për qind të prodhimit agroindustrial. Për pasojë, është prodhuar me përbërës më të lirë, duke shkaktuar lëvrimin në treg të këtyre produkteve me çmime më të ulëta.