Vrojtimi i aktivitetit depozitues dhe kreditues gjatë gjashtëmujorit të parë 2007

Authori: Departamenti i Statistikave
Data e prodhimit: 12.09.2007
Data e shtypjes: 12.09.2007
Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i aktivitetit kreditues e depozitues
Gjashtëmujori i parë i vitit 2007, është karakterizuar nga një kontribut i qëndrueshëm i kredisë për ekonominë në kërkesën për para. Portofoli i kredisë së sistemit bankar në fund të muajit qershor 2007 arriti në 234.7 miliardë lekë. Rritja mesatare mujore e tepricës së kredisë për gjashtëmujorin e parë rezulton 7.2 miliardë lekë, kundrejt rreth 6.4 miliardë lekë në gjashtëmujorin paraardhës.