Vrojtimi i aktivitetit depozitues dhe kreditues gjatë periudhës janar-maj 2001

Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 15.07.2001
Data e shtypjes: 15.07.2001
Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i aktivitetit kreditues e depozitues
Vrojtimet mbi aktivitetin kreditues e depozitues përpiqen të tërheqin opinionet e specialistëve përkatës apo të personave përgjegjës për këto aktivitete pranë bankave të nivelit të dytë dhe degëve të tyre. Këto vrojtime kryhen çdo gjashtë muaj në formën e intervistimit. Vrojtimet patën një shtrirje të gjerë territoriale pasi u intervistuan jo vetëm specialistët në qytetin e Tiranës por edhe në mjaft rrethe. Vrojtimi u realizua nga specialistë të Departamentit të Kërkimeve dhe nga specialistë pranë degëve të Bankës së Shqipërisë në rrethe.