Vrojtimi për aktivitetin kreditues, T1 - 2017

Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 14.04.2017
Data e shtypjes: 14.04.2017
Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i aktivitetit kreditues
Rezultatet e vrojtimit të aktivitetit kreditues për tremujorin e parë të vitit 2017, tregojnë shtrëngim të standardeve të kreditimit për bizneset dhe lehtësim të standardeve të kreditimit për individët, në përputhje me pritjet e tremujorit të kaluar. Shtrëngimi i standardeve të kreditimit për bizneset është shënuar në segmentin e ndërmarrjeve të mëdha, ndërsa për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ka pasur prirje lehtësuese. Për individët, standardet e kreditimit janë lehtësuar si për kredinë konsumatore, ashtu edhe për kredinë për blerje banese, por lehtësimi ka qenë më i theksuar në segmentin e parë.