Vrojtimi për aktivitetin kreditues, T1 - 2020

Vrojtimi për aktivitetin kreditues, T1 - 2020
Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 21.04.2020
Data e shtypjes: 21.04.2020
Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i aktivitetit kreditues

Në gjykimin e bankave tregtare, standardet e kreditimit u shtrënguan në tremujorin e parë të vitit 2020. Shtrëngimi i standardeve u manifestua si në kreditë dhënë bizneseve për financimin e investimeve apo mbulimin e nevojave për likuiditet, ashtu edhe në ato akorduar individëve me qëllim blerjen e banesave apo financimin e konsumit. Bankat vërejtën një rënie të përgjithshme të kërkesës për kredi në tremujorin e parë të vitit 2020. Rënia e kërkesës për kredi nga bizneset u perceptua në të tre ndarjet e biznesit sipas madhësisë, si edhe për çdo lloj qëllimi të përdorimit të kredisë. Po ashtu, rënia e theksuar e kërkesës për kredi nga ana e individëve u shpreh në të dyja kategoritë, si në atë për blerje banesash, ashtu edhe në atë për financimin e konsumit.