Vrojtimi për aktivitetin kreditues, T1 - 2022

Vrojtimi për aktivitetin kreditues, T1 - 2022
Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 20.04.2022
Data e shtypjes: 20.04.2022
Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i aktivitetit kreditues

Bankat tregtare ishin disi më prudente për sa i përket politikave të kreditimit në tremujorin e parë të vitit. Shtimi i pasigurive, si pasojë e ecurisë së çmimeve në tregjet ndërkombëtare e ato vendase, ka nxitur bankat të jenë disi më konservatore – krahasuar me një tremujor më parë – në miratimin e standardeve, kushteve e termave, si edhe në pranimin e kërkesave për kredi, kryesisht të bizneseve të vogla e të mesme. Treguesit e ofertës së kredisë për individët mbetën pozitivë gjatë këtij tremujori. Agjentët ekonomikë - bizneset e individët - nga ana tjetër, shfaqën kërkesë të shtuar për kredi, për të katërtin tremujor me radhë.