Vrojtimi për aktivitetin kreditues, T3 - 2019

Vrojtimi për aktivitetin kreditues, T3 - 2019
Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 18.10.2019
Data e shtypjes: 18.10.2019
Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i aktivitetit kreditues
Bankat tregtare u shprehën se mbajtën të pandryshuara standardet e kreditimit për bizneset në tremujorin e tretë të vitit 2019. Bankat aplikuan të njëjta standarde kreditimi si një tremujor më parë, si në kreditë dhënë për financimin e investimeve, ashtu dhe në ato për mbulimin e nevojave për likuiditete. Bankat po ashtu vlerësuan se kërkesa për kredi e bizneseve në tremujorin e tretë ishte më e lartë, në të dyja ndarjet referuar madhësisë së biznesit.