Vrojtimi për aktivitetin kreditues, T3 - 2021

Vrojtimi për aktivitetin kreditues, T3 - 2021
Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 20.10.2021
Data e shtypjes: 20.10.2021
Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i aktivitetit kreditues
Standardet e kreditimit për bizneset vijuan lehtësimin në tremujorin e tretë të vitit 2021. Standarde të lehtësuara kreditimi u raportuan në të dy segmentet sipas madhësisë së biznesit: biznesit të vogël e të mesëm, si dhe biznesit të madh. Po ashtu, standardet u lehtësuan në të dyja llojet e përdorimit të kredisë: atë me qëllim financimin e investimeve dhe atë për mbulimin e nevojave për likuiditet.