Vrojtimi për aktivitetin kreditues, T4 - 2017

Vrojtimi për aktivitetin kreditues, T4 - 2017
Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 19.01.2018
Data e shtypjes: 19.01.2018
Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i aktivitetit kreditues
Rezultatet e Vrojtimit të Aktivitetit Kreditues për tremujorin e katërt të vitit 2017 tregojnë se standardet e kredisë janë përgjithësisht të pandryshuara, si për bizneset, ashtu edhe për individët. Sipas madhësisë së biznesit, vihet re se standardet e kreditimit nuk kanë shfaqur ndryshime të rëndësishme krahasuar me një tremujor më parë, si në segmentin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ashtu edhe në atë të ndërmarrjeve të mëdha. Për individët, standardet e kredisë qëndruan të pandryshuara, si në segmentin e kredisë për blerje banese, ashtu edhe për kredinë konsumatore.