Vrojtimi për aktivitetin kreditues, gjashtëmujori i dytë, 2007

Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 20.06.2008
Data e shtypjes: 20.06.2008
Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i aktivitetit kreditues
Në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2007, pyetësori i Vrojtimit për Aktivitetin Kreditues pësoi një sërë ndryshimesh, me qëllim rritjen e cilësisë së informacionit të mbledhur dhe përmirësimin e mëtejshëm të analizës së zhvillimeve në aktivitetin kreditues. Gjatë procesit të rihartimit të pyetësorit, përvoja e fituar deri tani, u ndërthur me praktikat më të mira të bankave qendrore të vendeve të zhvilluara, për t’iu përshtatur specifikave të sistemit bankar shqiptar. Vrojtimi ka për qëllim të vlerësojë prirjen e kërkesës dhe të ofertës, përfshirë ndryshimet në procedurat dhe politikat në aktivitetin kreditues të bankave.