Vrojtimi për aktivitetin kreditues, gjashtëmujori i dytë, 2008

Authori: Departamenti i Statistikave
Data e prodhimit: 15.04.2009
Data e shtypjes: 15.04.2009
Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i aktivitetit kreditues
Rezultatet e vrojtimit të aktivitetit kreditues për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2008 tregojnë për shtrëngim të standardeve dhe kritereve të zbatuara nga bankat për miratimin e kredive. Forcimi i standardeve dhe i kritereve të kredidhënies, bazuar në opinionet e ekspertëve të bankave, ishte më i madh se sa ishte parashikuar nga bankat në gjashtëmujorin e parë të vitit 2008. Bazuar në rezultatet e vrojtimit të rradhës, kredimarrja ishte më e vështirë për individët se sa për bizneset (balancat neto përkatëse -61% dhe -56%). Sipas llojit të kredisë për individët, kredia konsumatore u shtrëngua më shumë se kredia për blerje banese. Kredia u shtrëngua në pothuaj të njëjtën masë si për korporatat e mëdha ashtu dhe për bizneset e vogla dhe të mesme, por me një shtrëngim më të dukshëm për kredinë për investime afatgjata.