Vrojtimi për aktivitetin kreditues, gjashtëmujori i parë, 2008

Authori: Departamenti i Statistikave
Data e prodhimit: 06.10.2008
Data e shtypjes: 06.10.2008
Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i aktivitetit kreditues
Për gjashtëmujorin e parë të vitit 2008, rezultatet e agreguara2 të opinioneve të bankave të nivelit të dytë, tregojnë se bankat kanë qenë më të kujdesshme për kredinë akorduar bizneseve të mëdha se sa për kredinë akorduar bizneseve të vogla. Megjithatë, për kredinë akorduar korporatave, bankat parashikojnë zbutje në shkallën e shtrëngimit të standardeve në gjashtëmujorin e dytë të vitit. Për sa i përket kërkesës së bizneseve për kredi, bankat gjykojnë se kërkesa neto për kredi në gjashtëmujorin e parë ’08 është rritur, megjithëse ajo qëndron në nivel më të ulët se kërkesa e bizneseve në fund të vitit 2007.