Zhvillimet në sektorin e jashtëm të ekonomisë për tremujorin e dytë të vitit 2009

Authori: Sektori i Bilancit të Pagesave dhe Vrojtimeve
Data e prodhimit: 17.09.2009
Data e shtypjes: 17.09.2009
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Buletini i Bilancit të Pagesave
Bilanci i përgjithshëm i pagesave për tremujorin e dytë të vitit 2009 rezultoi në rritje të mjeteve valutore me 142 milionë euro. Tremujori i dytë i vitit u mbyll me një deficit të llogarisë korente prej 360 milionë eurosh. Në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2008, deficiti u zvogëlua me rreth 3 milionë euro, nga 363 milionë euro. Deficiti i tregtisë së mallrave arriti në 567 milionë euro nga 561 milionë euro në tremujorin e dytë të vitit të kaluar. Flukset hyrëse të kapitalit regjistruan vlerën 434 milionë euro, duke tejkaluar dhe financuar plotësisht deficitin korent.