Buletini i Bankës së Shqipërisë, 6M-1 2011

Authori: Banka e Shqipërisë
Data e prodhimit: 10.01.2012
Data e shtypjes: 10.01.2012
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Buletini Ekonomik
Të nderuar lexues, që nga viti 1998, shumë prej jush janë mësuar të marrin çdo tre muaj Buletinin Ekonomik të Bankës së Shqipërisë, i cili përmes analizave dhe vlerësimeve të tij, ju ka ndihmuar të njiheni me zhvillimet në ekonominë e jashtme dhe atë vendase, ndikimet në inflacion dhe politikën monetare të ndjekur nga Banka për mbajtjen nën kontroll të tij. Pjesë e Buletinit Ekonomik kanë qenë edhe materiale të tjera të larmishme, që kanë pasqyruar punën dhe studimet e ekspertëve të bankës qendrore ndër vite.