Strategjia afatmesme e zhvillimit të Bankës së Shqipërisë 2018-2020

Strategjia afatmesme e zhvillimit të Bankës së Shqipërisë 2018-2020
Authori: Banka e Shqipërisë
Data e prodhimit: 31.01.2018
Data e shtypjes: 31.01.2018
Kategoria e materialit: Publikime jo periodike / Botime te vecanta
Si bankë qendrore e shtetit, Banka e Shqipërisë është autoriteti monetar i vendit dhe ka të drejtën ekskluzive: (i) të hartimit, miratimit dhe zbatimit të pavarur të politikës monetare. Objektivi kryesor i Bankës së Shqipërisë është arritja dhe ruajtja e stabilitetit të çmimeve, që është kontributi më i mirë që mund të japë politika monetare për rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë ekonomike të vendit; (ii) të nxjerrjes e të qarkullimit të monedhës shqiptare, duke siguruar ruajtjen e besimit publik te paraja, përmes garantimit të cilësisë së kartëmonedhave e monedhave dhe plotësimit të sigurt dhe eficient të nevojave të ekonomisë për para; (iii) të mbajtjes e të administrimit të rezervave valutore të Republikës së Shqipërisë, si garanci për përballimin e goditjeve të rënda në sektorin real të ekonomisë dhe në mbështetje të qëndrueshmërisë financiare të vendit.
Për të vizituar faqen e vjetër të internetit, klikoni këtu