Udhëzim 26/2017 ''Mbi procesin e vlerësimit të brendshëm të mjaftueshmërisë së kapitalit''

Tipi: Udhëzime
Miratoi: Këshill Mbikëqyrës
Numer: 26
Data: 03.05.2017
Hyn në fuqi: 31.12.2017
Botuar në: Fletore Zyrtare
në datën: 15.05.2017
Kategoria: Mbikëqyrje
Departamenti: Mbikëqyrje Bankare
Qëllimi i këtij udhëzimi është përcaktimi i kërkesave për bankat mbi hartimin dhe zbatimin e Procesit të Vlerësimit të Brendshëm të Mjaftueshmërisë së Kapitalit (PVBMK-së), si dhe i pritshmërive të mbikëqyrësit për strukturën dhe përmbajtjen e raportit të këtij procesi, që duhet të paraqitet pranë Bankës së Shqipërisë. PVBMK-ja, e cila realizohet në mënyrë të pavarur nga banka, siguron vlerësimin e mjaftueshmërisë së niveleve aktuale dhe të ardhshme të kapitalit, bazuar në profilin e rrezikut dhe strategjitë e saj.